Një delegacion i opozitës shqiptare ka marrë pjesë në Asamblenë e 146 të Unionit Ndërparlamentar. Kreu i Këshillit Kombëtar të PD Edi Paloka ka bërë publike detaje nga takimi që ata kanë zhvilluar me delegacionin britanik.
Gjatë bisedës janë shkëmbyer pikëpamje për bashkëpunimin për gjetjen e një zgjedhje për emigracionin e paligjshëm.
“Shqiptarët sot largohen sepse nuk shohin të ardhme në vendin e tyre dhe shkaku kryesor i krijimit të kësaj klime janë korrupsioni qeveritar dhe krimi i organizuar i lidhur me qeverinë”, mësohet të kenë theksuar përfaqësuesit e opozitës.
“Pikërisht tek shkatërrimi i kësaj lidhjeje të së keqes , lufta kundër krimit dhe korrupsionit qeveritar , krijimi i hapësirave dhe kushteve të barabarta për të gjithë që të fitojnë e të ndërtojnë të ardhmen e tyre në Shqipëri , është dhe zgjidhja që mund dhe do të japim ne në pushtet.
Postimi i plotë:
Në Asamblenë e 146 të Unionit Ndërparlamentar.
Me kerkesë të delegacionit britanik zhvilluam një takim mes dy delegacioneve tona. Çeshtja me interes të përbashkët që u diskutua; rritja e numrit të shqiptarëve që rrezikojnë jetën çdo ditë për t’u futur ilegalisht ne UK dhe njëkohësisht rritja e numrit të shqiptarëve në burgjet britanike.
Delegacioni britanik kryesohet nga Karen Bradley deputete e Partisë Konservatore. Në përbërje të delegacionit ishin :
Baronesha Hooper, antare e Dhomës se Lordëve që nga viti 1985 si përfaqësuese e konservatoreve, ish nënkryetare e Dhomës së Lordeve ( Deputy Speaker) dhe ish -ministre.
Lord Rennard , antar i Dhomës së Lordëve që nga viti 1999, perfaqësues i liberal demokratëve.
Bambos Charalambous, zgjedhur si deputet i laburisteve në vitin 2017 , aktualisht mban një pozicion si ministër hije tek Partia Laburiste.
Duke ju përgjigjur interesit të delegacionit britanik, në fjalën time shpjegova arsyet se përse në këto vite të fundit nën qeverisjen e Ramës janë larguar gati 1 milion shqiptarë.
Pyetjes se z.Charalambous se si do e zgjidhnim në këtë problem kur të vinim në pushtet, po dhe interesit të kryetares së delegacionit znj. Bradley për zgjidhjen e problemit, ju përgjigja se zgjidhja vjen pikërisht duke eliminuar arsyet e largimit të shqiptarëve sot:
“Për ju është një problem i madh, po per ne është edhe më i madh sepse gati 1 milionë shqiptare, shumica të rinj, janë larguar nga vendi në këto 10 vite.
Shqiptarët sot largohen sepse nuk shohin të ardhme në vendin e tyre dhe shkaku kryesor i krijimit të kësaj klime janë korrupsioni qeveritar dhe krimi i organizuar i lidhur me qeverinë. Një grusht njerëz i përbëre nga qeveritarë, oligarkë dhe perfaqësues të krimit, sot kontrollojnë gjithshka në Shqipëri duke e bërë të pamundur jetën në kushte normale për shumicën e shqiptarëve përfshi këtu biznesmenë dhe profesionistë të lirë.
Pikërisht tek shkatrrimi i kesaj lidhjeje të së keqes , lufta kunder krimit dhe korrupsionit qeveritar , krijimi i hapësirave dhe kushteve të barabarta për të gjithë që të fitojnë e të ndërtojnë të ardhmen e tyre në Shqipëri , është dhe zgjidhja që mund dhe do të japim ne në pushtet.
Ne nuk e kemi patur këtë problem përpara 10 vitesh dhe ju nuk e keni patur këtë problem me ne sepse atëherë shqiptarët kishin shpresë e besim. Le t’ju a rikthejmë besimin se e ardhmja do të jetë e mirë për të gjithë në Shqipëri dhe kemi zgjidhur dhe problemin e emigracionit ilegal apo eksportimit të krimit në UK e kudo.”
Për gjithë çfare diskutuam, patëm mirëkuptim të plotë me delegacionin britanik.