Ne fjalen qe po maban para demokrateve ne Mirdite, Berisha tha se te gjithe po presin me padurim ndryshimin.
“Ky entuziazëm kjo pritje është dëshmi e vizionit tuaj për fitoren, dëshmi e energjisë tuaj të pashtershme, e dashurisë tuaj për Mirditën, vendosmërisë tuaj për ti dhënë Mirditës dhe Shqipërisë atë që pret, ndryshimin, kthesën, fitoren.
Të nderuar deputetë, zonja Metaliaj, zonja Hoti, zoti Piroli. I nderuar kryetar i PD, Mirditë, Aleksandër, e nderuar zonja Topalli, të dashur kandidat të PD-së për qytetarë të parë, Albert Melyshi për Mirditën, Behar Haxhiaj, Kurbin, Pashk Gjoni, Lezhë.
Unë sot tek ju kam ardhur për të paraqitur kandidatin e PD-së për qytetar të parë të Rrëshenit, Albert Melyshi. Vij ballëhapur, krenar sepse Albert Melyshi për herë të parë është kandidati juaj, i votës tuaj, i besimit tuaj.
Miqtë e mi!
Në shtator të 2021 ne u gjetëm në një situatë si asnjëherë, një forcë tjetër politike. Unë erdha këtu, shkova e takova demokratët kudo, dhe ata me një pjekuri të jashtëzakonshme politike kërkuan që të zgjidhnit vetë kryetarët, drejtuesit e partisë. Të zgjidhnit vetë qeveritarët vendorë, kandidatët për deputetë.
Çfarë po kërkonit ju? Po kërkonit që PD të vendoste lirinë brenda saj në piedestalin që meriton dhe ne e bëmë këtë. Sot kudo ku shkoj unë ne kemi kandidatët e lirisë. Albert Melyshi është kandidati lirisë së mirditorëve, nuk është i Sali Berishës, edhe pse unë e mbështes me të gjithë forcën, si edhe ju, nuk është as i kryesisë.
Në këtë proces ne shënuam një hov të madh në hapësirën e lirisë. Krahasoni Albert Melyshin ju me atë kandidatin e dajakut. Mirë nuk më vjen që e them këtë, por kjo është e vërteta. Sepse ai nuk është i socialistëve, por i Edi Ramës, prandaj ndodh ajo.
Isha dje në Vaun e Dejës, por kush është kandidati tjetër, kryetari i PS-së. Çfarë kishte ndodhur me të? E kishte marrë Tom Doshi me koncesion.
Dua të them me këtë se kandidatët tanë nderojnë çdo qytetarë të Mirditës, demokrat, socialist dhe të paparti.
Ju garantoj se kjo praktikë e konsoliduar, kjo praktikë do ti bëjë ata të përulen përulur para kush, shërbëtorë të tuaj, do të bëjë që ata ta përkushtohen me të gjitha forcat qytetarit dhe jo kryetarit. Dhe ky është përfaqësimi në demokraci dhe liri.”