Celibashi nuk regjistron Alibeajn! Sot KAS

0
166

Komisioni Qëndror i zgjedhjeve nuk regjistron PD-në e vulës në zgjedhjet e 14 majit. Kjo pasi regjistrimi nuk mund të kryehet pa firmën e kryetarit ligjor, Lulzim Basha. Faktin e bëri të ditur kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi.

Kryekomisioneri shtetëror i zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka njoftuar se kërkesa e PD për tu regjistruar si subjekt zgjedhor nuk ka bazë ligjore dhe nuk duhet të pranohet

Sipas Celibashit, edhe pse me tërheqjen e Bashës Alibeaj mund të ushtrojë disa kompetenca, ai kurrësesi nuk mund t’i ushtrojë të gjitha, siç është edhe regjistrimi i PD-së në zgjedhje.

Celibashi shkoi edhe më tej, duke i dhënë nje goditje të ulët përfaqësuesve të vulës. Thelbi i kunjit të Celibashit mund të sintetizohet kështu: Kur ju intereson, Basha është kryetar. Kur nuk ju intereson, Basha ka dhënë dorëheqjen.

“Në vlerësimin tim ky pretendim nuk ka asnjë bazë lifjore por bie dhe në kontradiktë me veporimet e bëra nga ana juaj, si i autorizuari nga zoti Basha.

Kur është rasti për të legjitimuar kërkesën tuaj për regjistrimin e PD-së si subjekt zgjedhor nga ana juaj kundrejt pretendimit të zotit Sali Berisha, ju sillni si provë faktin që kundërshtuar juridik sipas të cilit është zoti Basha kryetar. Kur ju kujtoj që Basha si kryetar duhet të përmbushë detyrimet që kodi zgjedhor i cakton, atëherë ju thoni që zoti Basha ka dhënë dorëheqjen dhe që ky është një fakt i njohur botërisht.

Sipas jush, autorizimi i Enkelejd Alibeajt është në përputhje me ligjin. Mund të themi që deklarata të nënshkruhet edhe nga nënkryetari, por vetëm në kushtet kur kryetari i partisë nuk është në detyrë, ka dhënë dorëheqjen apo ka humbur interesin politik. Por duhen depozituar njoftimet përkatëse. Vendimet e mundshme që tregojnë se kompetenca e kryetarit i ka kaluar një personi tjetër. Në fakt Basha ka dhënë dorëheqjen që nga marsi i vitit 2022. Në drejtim të Bashës nuk ka asnjë detyrim ligjor për ta formalizuar këtë dorëheqje, por organet e tjera drejtuese që mendojnë se mund të marrin funksionet e kryetarit, duhet të depoizitoni njoftimin sipas të cili kryetari apo ish-kryetari.

Si ligji për partitë politike ashtu edhe kodi zgjedhor nuk e detyrojnë një person që kur jep dorëheqjen të zgjedhë pasardhësin. Në kushtet kur në regjistrin e partive nuk është bërë regjistrimi i Bashës, Alibeaj mund të pranohet se i ushtron disa kompetenca, por nuk pranohet kurrsesi që ai i ushtron të gjitha kompetencat. Ndaj në kushtet kur deklarata nuk është, nuk merret parasysh kërkesa, zoti Basha nuk është paraqitur.

Do t’ju lutesha që ta qasni këtë çështje ashtu si duhet qasur në përputhje me ligjin. Për mua nuk ka asnjë lloj problemi, çfarë do që ju komentoni ose jo lidhur me këtë vendimmarrje. KQZ vendos mspranimin e kërkesës së Partisë Demokratike të Shqipërisë me kryetar Lulzim Basha. Keni të drejtën e ankimimit brenda tre ditëve të shpalljes së këtij vendimi.” – u shpreh Celibashi.

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike Indrit Sefa kërkoi sot nga Celibashi që të merren 2 vendime të veçanta për të dyja kërkesat, atë të Alibeajt dhe atë të Berishës, pasi sipas tij janë dy kërkesa të ndryshme dhe ka akuzuar KQZ-në se i ka shkaktuar dëm të madh Partisë Demokratike për pjesëmarrjen në zgjedhje.

Një ditë më parë Komisioni Ankesave dhe Sanksioneve nuk pranoi të marrë në shqyrtimin ankimimet për regjistrimin e PD së Alibeajt dhe PD së Berishës për lokalet e 14 Majit. Në tryezën e KAS ishin dy ankesa nga juristët e dy grupimeve në PD por KAS, mini gjykata e KQZ, mbërriti në përfundimin se fillimisht duhet të jetë Ilirian Celibashi në marrjen e vendimit për mos regjistrimin e dy PD-ve. Vetëm atëherë kur të ketë një vendim të tillë nis puna e KAS.

Nga grupi i Alibejat reagimet ishin të ashpra me akuza ndaj KQZ-së dhe Celibashit. Gazment Bardhi zbuloi se ky vendim do të ankimohet menjëherë në KAS.

“Asnjë njëri i shantazhueshëm dhe që nuk respekton ligjin, nuk meriton asnjë respekt. Ilirjan Celibashi ka humbur besimin e PD për të administruar procesin zgjedhor. Ai shkeli rëndë ligjin, për qëllime politike. Vendimi do të ankimohet menjëherë në KAS”, reagoi Bardhi.

Alibeaj shkoi edhe më tej me reagimin e tij.

“Vendimi i paralajmëruar i Komisionerit të Zgjedhjeve është qartas i ndikuar politikisht nga aktorët politikë të interesuar që PD të mos regjistrohet në procesin e zgjedhjeve vendore të 14 majit. Sikundër e deklaroi dhe publikisht, zoti Celibashi e ka të pamundur të ndajë opinionet dhe tifozerinë personale nga faktet juridike. Për pasojë, vendimi i tij e zgjat pa fund dhe pa arsye të qenësishme regjistrimin e PD. Dukshëm, e madje deri në kufijtë e groteskut, komisioneri nisur vetëm për shërbim politik ndaj kundërshtarëve të PD, vendos ta përjashtojë nga zgjedhjet.

Siç ndodhte këtu e 32 vjet më parë, kur ishte partia në pushtet ajo që lejonte ne zgjedhje vetëm satelitët e saj. Kjo marrëzi politike, si 32 vjet më parë, i ndodh sot Shqipërisë kur është vend i NATO-s dhe synon të jetë anëtar i BE-së! Megjithëkëtë e si përherë do të vijojmë rrugën ligjore për të finalizuar përfaqësimin e PD në 14 maj. Çdo artificë ligjore apo arsye e stisur politike dhe aspak ligjore është thjesht rruga e dëshpëruar që zgjatime të politikës së vjetër në institucione kushtetuese të pavarura kanë zgjedhur për të na penguar në rrugën tonë. Nuk do ia dalin!!”  

Pas vendimit të KQZ për mos regjistrimin e Partisë Demokratike për zgjedhjet lokale, u njoftua edhe lëvizja e radhës e përfaqësuesve të vulës. Në orën 18.30, përfaqësuesi ligjor i PD, Indrit Sefa, do të depozitojë ankimin ndaj vendimit të KQZ, në KAS.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here