“EU Reporter”, një faqe lajmesh me bazë në Bruksel, ka publikuar këtë të mërkurë një artikull për ndikimin e oligarkëve rusë të lidhur me Kremlinin në Ballkanin Perëndimor dhe përpjekjet e tyre për të ndikuar në politikë.
Në artikullin e saj EU Reporter ka akuzuar krejt papritur e në kulmin e hetimeve per inceneratoret, pikerisht Monika Kryemadhi, duke aluduar se ka marrë një sërë pagesash në vitin 2017 nga kompani të kontrolluara nga biznesmenë rusë të naftës.
Por çfarë përfaqëson EU Reporter?
Ky portal është i njohur si faqe qe publikon komunikatat e kompanise kineze Huawei. Dhe madje si portal lobimi, qe boton shkrime te paguara.
Faqja wikipedia e portalit e tregon këtë.
Me pak fjalë rezulton se portali është në sherbim te kompanive kineze. Madje rezulton se portali ka punuar edhe me partinë komuniste kineze dhe ka pasur kontratë me gazetën zyrtare People s Daily.