Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka shpalosur disa nga planet për t’u ardhur në ndihmë familjeve shqiptare, ndërsa ka propozuar mbështetje për të rinjtë.
Këtë mesazh e ka përcjellë sërish përmes një vidoeje të postuar në llogarinë e tij në Facebook.
Ne duam një familje të fortë dhe të konsoliduar, në mënyrë që të kemi një shoqëri të shëndetshme dhe të mbrojtur nga shpopullimi. Prandaj në pjesën më të rëndësishme të programit të Partisë së Lirisë gjenden të gjitha ato propozimet konkrete që fuqizojnë familjen dhe që mbështesin gratë dhe rininë shqiptare.
T’i japim fund kësaj ndjesie që kanë të rinjtë dhe të rejat të mungesës së vëmendjes për t’i mbështetur ata për ta ndërtuar folenë e tyre të lumturisë në vendin e tyre dhe besoj se me ndihmën dhe me bashkëpunimin e të gjithëve, ne do të arrijmë këtë, sepse për ne familja jo vetëm që ka qenë e shenjtë, por edhe do të mbetet e shenjtë.- shprehet Meta