Shqiptarët me zor shtyjnë muajin/ Ministria e Kulturës 2 miliardë lekë për art në hapësirë, disa nga veprat plagjiaturë

0
180

Në qershor të vitit 2022 qeveria në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës prezantuan projektin “Art në hapësirat publike.”

Ky projekt kishte si qëllim realizimin e disa veprave në 18 vendndodhje të ndryshme për promovimin e etnitetit kombëtar.

Pas shpalljes së këtij projekti në tetor, po të të njëjtit vit u prezantuan veprat e përzgjedhura.

Nga 18 vepra që u thanë në fillim vetëm 7 prej tyre do të realizohen për shkak të buxhetit, u shpreh ministrja e Kulturës.

Në këtë konkurs një prej veprave me titull “Përpjekje e vazhdueshme” me autore Blegina Hasko Bezo ishte 100 % plagjiaturë. Këtë gjë e vërtetoi skulptori Vladimir Llakaj para komisionit që e përzgjodhi si vepër fituese. Nëse kjo gjë nuk do ishte vërtetuar, kjo vepër do të mbahej si monument plagjiature për Shqipërinë .

Z. Llakaj në një intervistë për ‘Xhadat’ u shpreh se një pjesë e mirë e veprave fituese janë ndërthurje me plagjiaturë.

Një prej veprave është ndërtuar te mbikalimi i pallatit me shigjeta.

“Vendosja e kësaj vepre në këtë zonë është në shkelje e nenit 23 të kodit rrugor”, u shpreh eksperti rrugor Artur Sulçe. Ajo mund të bëhet burim aksidenti për drejtuesit e rinj të rrugës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here