Edhe pse është pranverë, në qarkun e Korçës dhe malësinë e Krujës ka pasur reshje dëbore gjatë natës. Në rrugën e Dardhës, trashësia e dëborës ka arritur deri në 10 cm. Ndërsa në aksin rrugor Korçë-Ersekë, konkretisht në Qafën e Qarrit reshjet kanë arritur deri në 7 cm.