Eksperti i IT-së nxjerr zbuluar rezervimin dhe faturat e hotelit për drejtuesen e AKSHI-t: “1400euro nata”

0
438

Eksperti i IT, Gent Progni ka publikuar në rrjetet sociale faturën e rezervimit të një hoteli nga platforma “booking” në Jeruzalem. Sipas tij, në këtë hotel ka qëndruar drejtuesja e AKSHI-t Mirlinda Kaçanaj.

Në dokumentin e parë që publikon, jepen të dhëna për rezervimin e hotelit në kryeqytetin e Izraelit: Check-in bëhet të Dielën e 28 Nëntorit 2021, ndërsa Check-out-i dy ditë më vonë, deri në 12:00. Dhoma është e rezervuar për dy të rritur. Çmimi jepet me valutën izraelite, që sipas kursit të këmbimit aktual është rreth 1.400 euro.

Dokumenti i dytë është një e-mail që dërgohet në adresën e Karcanaj dhe dy adresave të tjera që janë zyrtare të institucionit të AKSHI-t. Dërguesi i informon për rezervimin e hotelit për “Konferencën e Inovacionit Improvate”.

Në komentin që shoqëron postimin, Progni kujton kallëzimin e bërë nga ai më herët për sulmet kibernetike, ku ai akuzon AKSH-in se nuk ka mbrojtur të dhënat e qytetarëve shqiptarë.

“Tani me thoni ju ca te pres une nga kjo Prokurori kur i fle dosja ne sirtar per AKSHIN – PATRONAZHISTIN me zero lek nata dhe Zysha Linda fle ne hotel me 5 yje rooftop ne samite dhe konferenca ne Izrael …”, shkruan eksperti i IT.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here