“Është edhe më i urryer sesa Rama”, Ndoka për Lulzim Bashën: Duhet të largohet fare nga Shqipëria

0
182

Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, bën përgjegjës Lulzim Bashën për dëmtimin e Partisë Demokratike dhe opozitës.

I ftuar në Rtv Ora, ai thotë se Basha është një figurë e djegur jo vetëm në politikë por edhe në aspektin njerëzor.

Ndoka: Për mua është thjesht një kufomë politike, madje një kufomë dhe si njeri. Nuk ka pikë dinjiteti njerëzor me atë çfarë i ka bërë opozitës shqiptare, veçanërisht PD-së, por edhe pluralizmit. Që halli i tij ishte kapja peng e tij për të dëmtuar opozitën, për të dëmtuar pluralizmin, doli botërisht.

Ai duhet të largohet fare nga Shqipëria.Nuk besoj se ka mundësi që Lulzim Basha të dalë i lirë në rrugë. Ka krijuar një urrejtje në aspektin njerëzor dhe moral edhe më shumë se Rama. Rama budallallëkut të tij i del për zot, kurse ky fshihet poshtë tryezave.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here