Hoxha paralajmëron arrestimin e kryebashkiakut socialist të Vorës: Do të kesh të njëjtin fat si ai i Bulqizës !

0
186

Indrit Hoxha, kandidati i PD për bashkinë e Vorës, ka paralajmëruar se prangat për korrupsion po e presin edhe kryebashkiakun socialist të Vorës, Blerim Sherën, ashtu si homologë të tjerë socialistë që kanë pasur të njëjtin fat.

Hoxha deklaroi sot se tenderi mbi 2 milionë euro i pastrimit të kësaj bashkie është bërë në shkelje të plotë të ligjit dhe se Partia Demokratike do ta dërgojë për hetim.

“273 460 221 milionë lekë ose 2 milionë e 382 mijë euro, – tha Hoxha, –  është tenderi i pastrimit të bashkisë Vorë, i bërë në shkelje të plotë procedure në kurriz të taksave të qytetarëve, për interesat korruptive të Edi Ramës – dosja që do të çojë para drejtësisë, kryetarin aktual të bashkisë së Vorës dhe do të ketë po të njëjtin fat si kryetari i bashkisë së Bulqizës!”

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here