Nëna iu vra gabimisht në masakrën e Don Boskos, rrëfehet djali i viktimës: Mami s’ishte në punë në atë orë, kishte shkuar të pinte kafe

0
135

Djali i Mimoza Pajës, gruaja që mbeti viktimë në masakrën e Don Boskos, ku dy persona qëlluan me armë në drejtim të një lokali, ku u plagosën dhe 5 persona të tjerë, ka thyer heshtjen. Në një intervistë për ‘Pa Gjurmë’ në Report.tv, Sajmir Paja tha se nëna e tij kur ndodhi ngjarja nuk ishte në krye të detyrës, por vetëm një kliente e thjeshtë që kishte shkuar të pinte një kafe.

“Di që në atë lloj ore nuk ka qenë aty, thjesht ka qenë duke dalë për të marrë një kafe për vete se e konsumon shumë, e pëlqente. Nuk donte të rrinte vetëm në shtëpi, shkonte vinte, dilte”, ka rrëfyer Sajmiri.

Mes të tjerash i biri i 58-vjeçares pohon se lajmin e kobshëm e ka marrë vesh nga mediat. “Unë në ato momente sapo kisha ardhur, 10 minuta kisha sjellë njerëzit këtu. Shkova se kisha punën time, thjesht isha ulur në lokal duke pirë kafe. Më bie telefoni nga kunati, nga dhëndri im banon këtu afër meje, tha: Hajde se ndodhi kjo që ka ndodhur. Gjatë rrugës po shihja portalet, e vetmja gjë që më shkoi në mendje i lutesha zotit, ishte mbesa, pjesa më e madhe sa e mora vesh që kishte mbaruar… (qan)”, rrëfehet ai.

Ndërkohë, vajza e Mimoza Pajës, nëna e 10-vjeçares e cila ishte në vendin e ngjarjes pohoi se nuk e kishte braktisur të bijën, por se kjo e fundit jetonte me gjyshen pasi ishte shumë e lidhur.

 

“Po shumë mirë, mirë është për momentin. Vajza ka qëndruar me gjyshen për arsye se e ka dashur shumë gjyshen dhe nuk është se e kam lënë unë. Përkundrazi unë kam pas edhe probleme me burrin për arsye se donte të rrinte tek gjyshja. Por gjyshja e ka dashur aq fort dhe janë dashur aq shumë me njëra-tjetrën sa ka qenë e pamundur që ta largoje nga nëna ime”, tha vajza e viktimës.

 

Ndërkohë, Sajmiri është shprehur i indinjuar nga lajmet që qarkulluan për nënën e tij.

“Me ato që kam dëgjuar ma kanë neveritur, më kanë vrarë për së dyti herë më tepër. Mesazhi është; të bëhen më njerëzor. Të shohin njerëzillikun, të rezervohen në dhënien e lajmeve, nuk është jeta një klikim. Konkurrencën mbajeni me gjëra reale, jo për klikime. S’kam të drejtën e askujt t’i bëj gjykimin një personi sado mund të jetë i lartë ose më i varfër, nuk kemi pse ta paragjykojmë, edhe nëse ka qenë ashtu, duhet t’i japim mbështetje jo t’ja thyejmë zemrën më shumë”, shtoi ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here