Kur ka kaluar me shume se 1 vit nga komisioni hetimor për inceneratorët, del në pah një detaj i cili asokohe smori vëmendje.
Dorian Duçka i njohur si personi B në aferën e FBI dhe McGonigal rezulton se ndiqte nga afër këtë komision, duke komunikuar e shfaqur interes për çfarë ndodhte dhe se si shkonte.
WebLajm risjell mesazhin se si Duçka këshilltar i kryeministrit Rama atëher fliste me Desada Metaj e cila ishte zëri zyrtar i ish PD (Partisë Demokratike) drejtuar nga Lulzim Basha sot Alibeaj, në rolin e këshilltares për mediat.
Duçka lexohet në mesazhe aq sa duket nga foto e kapur nga kamerat në celularin e Desada Metaj, me tekstin:
Duçka: Kundra Lalit
Metaj: Unë jam kundra Ramës
Duçka: Ramën e kam shok, nuk më duket i qetë Lali.
Sot Metaj edhe pse u përfshi në këto komunikime kur mbante post tek AMA autoriteti i mediave audio vizive, është zv.kryetare e AMA përfaqësuese e opozitës.