Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se arsimi parauniversitar është partizuar, ndërsa shtoi se portali për Mësuesit është një kurth.
Në konferencën “E ardhmja e arsimit shqiptar përmes teknologjisë dhe informacionit”, Berisha pohoi se pas drejtësisë që është kthyer në socialiste, edhe arsimi është bërë i tillë.
“Rama bllokoi Doktoratat. bënte pakte me universitet private. Ndante me ta taksat. Katastrofë është arsim paraunversitar, i cili është partizuar. Janë përdorur të gjitha format për ta shndërruar në arsim socialist, siç kanë bërë drejtësinë socialiste.