Presidenti rus Vladimir Putin zhvilloi një vizitë në Krime për të shënuar përvjetorin e nëntë të aneksimit të gadishullit nga Moska.
Putin, i veshur joformalisht me një triko blu dhe pantallona të errëta, vizitoi gjithashtu një shkollë arti si dhe portin ku ndodhet flota ruse.
Vizita e presidentit vjen një ditë pasi Gjykata Penale Ndërkombëtare lëshoi një urdhër për arrestimin e tij me akuza për krime lufte.