“Rama po fshihet pas Ballukut” , protestuesi në Bërxullë kërcënon me vetëflijim: Do marr shishen e benzinës dhe shkrepësen herën tjetër!

0
116

Protestuesit e Bërxullës të cilët kundërshtojnë projektin e rrugës Thumanë-Kashar kanë paralajmëruar se do të hyjnë edhe në grevë urie derisa shteti t’i japë zgjidhje për dëmshpërblimin ndaj banesave që preken.

Protestuesit sot në fshatin Bërxullë, kanë paralajmëruar se do të hyjnë edhe në grevë urie, derisa shteti t’i japë zgjidhje për dëmshpërblimin ndaj banesave që preken.

Një prej tyre deklaroi se do të flijohet nëse shteti nuk i jep zgjidhje për banesën. Ai u shpreh se do të marrë një shishe me benzinë dhe një shkrepëse dhe do t’i vendosë flakën vetes nëse nuk merr përgjigje nga shteti.

“Kryeministri fshihet pas Ballukut, paçin faqen e zezë. të vish këtu dhe të bësh këto veprime me fshatarët është e paimagjinueshme, mos ta vonojë më, ai kryeministër, ajo ministre, ata drejtorë e qeveritarë. Të vijnë brenda javës dhe ta zgjidhim përfundimisht. Ne nuk jemi kundër rrugës dhe zhvillimit por duam hakun tonë.

Do marr shishen e benzinës dhe shkrepësen e do flijoj veten. Unë këtu me shishen e benzinës. Nuk tradhtoj. Këtu do flijohem. Kjo është përgjakja e tokës, edhe toka qan për këta njerëz, këta banorë. I kërkon njeriut që të jetë i drejtë. Nuk e dua më jetën, shteti as një aspirin nuk na jep” – tha një prej banorëve.

“Ky shtet a ka logjikë t’i japë përgjigje banorëve? Kryeministri fshihet pas Belinda Ballukut. Ai nuk do t’ia dijë, edhe ne nuk duam t’ia dimë fare. Ne nuk dorëzohemi as për banesa, as për prona. Pa na dhënë lekët në dorë ne nuk dorëzohemi. Ju bëj thirrje të vijnë të gjithë këtu” – tha një banore tjetër.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here