Përmes një deklarate, Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun dhe kandidate për Këshillin Bashkiak të Tiranës, Silva Caka njoftoi se prindërit që kanë fëmijë autikë kanë nisur një betejë me bashkinë e Tiranës.
Ajo tha se bashkia e Tiranës nuk bashkëpunon me Komisionerin dhe as me familjen 14 Maji do të jetë momenti i shqiptarëve, i fëmijëve, i të moshuarve, i të rinjve.
Caka: Erion Veliaj, i pashpirti që bën sikur i këputet shpirti për fëmijët e shqiptarëve, jo vetëm i vjedh ata, por edhe i keqtrajton, duke iu mohuar të drejtat e tyre themelore, që ua ka garantuar Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë. Dy prindër të një fëmije në spektrin e autizmit kanë nisur një betejë të jashtëzakonshme ligjore, e cila në përfundim është fituar nga ana e prindërve, por me një kosto shumë të madhe për fëmijën e tyre dhe për ata vetë. Prindërit e fëmijës që vuan nga autizmi, nuk kanë kërkuar asgjë më shumë sesa një të drejtë themelore për fëmijën e tyre, atë të caktimit të një mësueseje ndihmëse, e cila do të ndihmonte fëmijën në procesin e integrimit, njësoj si shokët e shoqet e grupit të tij.
Bashkia e Tiranës nuk bashkëpunon me Komisionerin dhe as me familjen, sepse nga ata nuk marrin asgjë, ama janë shumë të zënë duke dhënë leje ndërtimi për kulla dhe duke firmosur për inceneratorin e Tiranës sepse aty ka lekë pa masë. Beteja ka vazhduar edhe në Gjykatën Administrative të Tiranës, ku prindërit kanë fituar të drejtën e tyre e ku është konstatuar nga ekspertët se ky refuzim për caktimin e mësueses ndihmëse, ka sjellë regres në zhvillimin e fëmijës. Për fat të keq nuk mbaron me kaq: monstra Erion Veliaj, është shembulli më i mirë i shprehjes “e keqja nuk ka fund”, pasi me shpirtligësinë më të madhe, vendos që t’ia zvarrisë çështjen familjes dhe bën ankim në Gjykatën e Apelit Administrativ.
Prindërit e fitojnë betejën e tyre edhe në Gjykatën e Apelit, por ndërkohë kanë kaluar 4 vite, që për zhvillimin e një fëmije me autizëm, ka një kosto shumë të madhe. Bashkia e Tiranës, drejtuar nga Erion Veliaj, ka marrë njollën më të zezë në histori me këtë vendim dhënë nga Gjykata Administrative e Apelit, duke treguar edhe një herë se fotot dhe kronikat e montuara të Erion Veliajt me fëmijët, nuk janë asgjë përveçse një pedofili mediatike, sepse në të vërtetë ai dhe vartësit e tij, nuk duan t’ia dinë aspak për fëmijët e shqiptarëve. 14 Maji do të jetë momenti i shqiptarëve Erion, i fëmijëve, i të moshuarve, i të rinjve, që do të të japin atë që meriton. Thonë që fëmijët e spektrit të autizmit e shohin botën me ngjyra më të bukura, madje që gjejnë ngjyra edhe atje ku nuk ka, por një gjë është e sigurtë: ty Erion të shohin të zi, ashtu siç je brenda dhe jashtë.