Dialogu Kosovë-Serbi/ Ambasadori Hovenier: Kurti të bashkëpunojë me SHBA-në për zbatimin e Asociacionit!

0
183

Ambasadori i SHBA në Kosovë Jeffrey Hovenier, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.

Në përfundim të këtij takimi, Hovenier është shprehur se ka mirëpritur marrëveshjet e arritura mes Kosovës dhe Serbisë, ndërsa thekson se pret që kryeministri Kurti të punojë me SHBA-në për zbatimin e Asociacionit.

“Ne i mirëpresim të dyja marrëveshjet e arritura. Ne kemi një kërkesë standarde që kryeministri të punojë me ne për zbatimin e Asociacionit. Pritjet e SHBA-së mbesin ato që janë: Të gjitha marrëveshjet duhet të zbatohen përfshirë edhe Asociacionin”, ka thënë ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here