Premtimi i Këlliçit : 30% e Administratës së bashkisë do të jetë e përbërë prej të rinjve

0
160

Kandidati i Partisë Demokratike për zgjedhjet vendore të 14 majit, Belind Këlliçi zbuloi një nga angazhimet e tij për Bashkinë e Tiranës referuar të rinjve.

Lajmi u bë i ditur nga fituesi i Primareve demokrate të organizuara nga kampi i Berishës, duke cituar videon e tij në median sociale.

“Një nga premtimet e mia, që do të mbahet dhe do të bëhet realitet më 15 maj do të jetë që të paktën 30 për qind e administratës së Bashkisë Tiranë do të përbëhet nga të rinjtë”, garantoi fillimisht Këlliçi duke iu përgjigjur pyetjes së një përdoruesi në median sociale “Instagram”.

Kujtojmë që kandidati i selisë blu ka ndërmarrë një nismë gjatë së cilës bashkëbisedon përmes pyetjeve me qytetarë të ndryshëm të kryeqytetit. Për të, bashkëveprimi me të rinjtë shihet “fare thjesht në postimet e tij në TikTok”.

“Shoqërohesha nga të rinjtë dhe gjithë stafi im në fakt, ai që ka qenë dje në TikTok, ajo pamje me të rinjtë ashtu do jetë dhe nesër në Bashkinë e Tiranës, sepse unë jam një djalë I ri, vetëm 36 vjeç dhe sigurisht çdo ditë e prek edhe unë plagën e madhe të shpopullimit të Tiranës”, shtoi Këlliçi.

Sipas tij, ky angazhim elektoral vjen për të krijuar mundësinë që “ne të rinjtë të rrimë në Tiranë, të jetojmë në Tiranë, me paga që na e mundësojnë jetesën këtu dhe të mos ikim nëpër azile dhe të mos emigrojmë rrugëve të Europës”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here