Tashmë edhe shkollat/ Grabitet shkolla “Ismail Qemali’ në Shkodër

0
132

Shkolla ‘Ismail Qemali’ është vjedhur gjatë natës. Persona të paidentifikuar kanë hyrë në shkollë dhe burimet bëjnë me dije se hajdutët kanë arritur të vjedhin vetëm një laptop.

Mësohet se hajdutët kanë tentuar të futen edhe në sallën e kodimit për të vjedhur sende të tjera me vlerë, por nuk kanë arritur të hyjnë pasi dera ka qenë e blinduar.

Policia ka shkuar në shkollën ‘Ismail Qemali’ për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimit dhe gjetjen e autorëve. Deri më tani efektivët nuk kanë mundur të identifikojnë autorët ndërsa janë sekuestruar kamerat e sigurisë të shkollës dhe objekteve të tjera në atë zonë për identifikimin e autorëve të dyshuar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here