Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të marte (21 mars) në Bulevardin “Gjergj Fishta”.
Dy mjete, njëra tip “Benz” dhe tjetra “Lancia” janë përplasur me njëra-tjetrën, por fatmirësisht nga aksidenti nuk ka pasur të lënduar por vetëm dëme materiale.
Forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po bëjnë të mundur zbardhjen e rrethanave të aksidentit.