Disa muaj më parë kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj deklaroi se nuk do të lejohej më qarkullimi i betoniereve dhe kamionëve të rëndë në Tiranë.
Madje në atë kohë kryebashkiaku Veliaj theksoi se ata që kundërshtojnë këtë vendim kërkojnë ti vendosin gjobë dhe se nuk do të tërhiqet. Mirëpo ky betim ka zgjatur shumë pak pasi mjetet e tonazhit të rëndë kanë qarkulluar dhe vijojnë të qarkullojnë në rrugët e kryeqytetit.
Së fundmi zëdhënësja e Fushatës së kandidatit të opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçit, Silvi Bardhi ka akuzuar Veliajn për mashtrime në lidhje me betonieret.
Ajo poston një video në “Facebook” të një deklarate të kryebashkiakut të Tiranës për ndalimin e qarkullimit të betonierëve gjatë ditës, si dhe pamje të tjera ku duket se në realitet ai nuk zbatohet.
Në komentin që shoqëron videon, ajo shkruan: “Pinoku është personazhi në filmat e animuar që i rritej hunda sa herë që gënjente!
Nëse kjo do të ndodhte vërtet, Erion Veliaj mund të vendoste rekord botëror për sa i takon gjatësisë së hundës. Lali gënjen edhe kur nuk është e nevojshme, pasi gënjeshtra i është bërë pjesë e pandashme.
Një vit më parë Veliaj deklaronte se Bashkia e Tiranës ka ndaluar betonieret dhe makinat e rënda gjatë kohës që ka aktivitet mësimor, pra nga ora 07:00 deri në 20:00. Por në fakt, kjo është gënjeshtra e radhës së Lalit! Betonieret në Tiranë nuk njohin orar kufizimi, përsa kohë kullat që ngrihen janë prioritet për Veliajn”.
https://www.facebook.com/watch/?v=821184436141588