Gonxhja: Çmimi i patentave do të rritet, nuk jemi tërhequr

Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor duket se nuk ka “ndërruar” mendje, pasi çmimi i patentës do të rritet.

Drejtori i DPSHTRR, Blendi Gonxhja është shprehur se 100-200 më shumë janë të domosdoshme për një test të plotë e jo fiktiv.

“Nuk jemi tërhequr, me Autoritet, pa Autoritet ajo do të eci para. Nuk diskutohet që jo vetëm që nuk rrezikon konkurrencën kjo që po bëjmë ne në mënyrë të pariparueshme, por në mënyrë të pariparueshme rrezikohej konkurrenca nga ajo që nuk po bënte autoriteti dhe autoritetet e tjera që nuk kanë punuar në vite për të mbrojtur konkurrencën e ndershme.

Nuk mund të ulim kokën në rërë si struci e të themi që jemi të varfër, ndërkohë që ne jemi shumë të pasur, paguam 403 milionë dollarë. Po kur vjen puna nuk duam ta bëjmë 100-200 euro më shumë atë testin e ta bëjmë të plotë, të mos jetë fiktiv.

Pra, dua të them që ne nuk i ikim dot kësaj pune. Kjo punë kërkon edukatë, kërkon kulturë”, tha Gonxhja për “A2”.

Kujtojmë që edhe pak javë më parë u tha për rritjen e patentës, por që Autoriteti i Konkurrencës vendosi pas shqyrtimit të çështjes të urdhërojë moszbatimin e këtyre tarifave, deri në një vendim përfundimtar të Konkurrencës.

Gonxhja: Çmimi i patentave do të rritet, nuk jemi tërhequr

Paratë e drogës si faktor i mosrritjes

Gonxhja: Çmimi i patentave do të rritet, nuk jemi tërhequr

Vasili: Hajdutët e bashkisë nuk ndalen as

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko