I dënuar për falsifikim/ Gjykata e Lartë lë në fuqi vendimin për Luan Dacin, ish-anëtari i KPA-së do kryejë 1 vit shërbim prove

0
182

Gjykata e Lartë lë në fuqi vendimin e Gjykatës së Apelit për Luan Dacin.

Ish-anëtari i KPA-së u dënua me 6 muaj burg, dënim i cili u konvertua në 1 vit shërbim prove.

Megjithëse Gjykata Kushtetuese e riktheu për rishqyrtim rekursin e tij, Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e cila e dënoi me 6 muaj burg të konvertuar në 1 vit shërbim prove.

Daci u akuzua nga SPAK dhe u shpall fajtor për akuzën e falsifikimit të dokumenteve pasi kishte fshehur gjatë zgjedhjeve në organet e vettingut, shkarkimin nga detyra në vitin 2007 nga ish-Këshilli i Lartë i Drejtësisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here