Sot arsimi në gjendjen më të rëndë pasi paratë shkojnë për Inceneratorët që nuk ekzistojnë/ Meta: Ne do ta ndryshojmë

0
136

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka ndarë disa pamje gjatë takimit me prindërit e njësisë nr.5 në Tiranë. Në fokus të diskutimit kanë qenë pikërisht shqetësimet e prindërve lidhur me arsimimin e fëmijëve të tyre dhe standarded e dobëta që shteti po u ofron. Në postimin e tij në Facebook Meta gjithashtu garanton se arsimi është prioriteti i PL.

Ndër të tjera shprehet duke thënë se:

Sot u takova me prindër, banorë të Njësisë Nr.5 në Tiranë, ku dëgjova zërin e tyre në lidhje me problemet që shqetësojnë familjet e tyre lidhur me arsimin.

Mungesa e çerdheve, e kopshteve, e shkollave dhe cilësia dhe standardet e dobëta janë kthyer në një shqetësim të përditshëm për banorët e Tiranës.

Sot arsimi në kryeqytet është në një gjendje të rëndë dhe është një nga arsyet kryesore të largimit të familjeve nga Shqipëria.

Sepse paratë që duhet të përdoreshin për rritjen e cilësisë së arsimit, Bashkia e Tiranës i shpërdoron dhe i vjedh për inceneratorë që nuk ekzistojnë.

Ne kemi vendosur ta ndryshojmë patjetër këtë situatë, prandaj e kemi shpallur arsimin kryeprioritet të Partisë së Lirisë.

Gjithçka në funksion të një arsimi cilësor për fëmijët e shqiptarëve, që ata ta ndërtojnë të ardhmen e tyre në Shqipëri. ✌️??

#PartiaeLirise #BashkeFitojme #Tirane #BelindKellici #NdryshimMeCdoCmim

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here