22 marsi shënon fillimin e pranverës, po për shumë njerëz në botë është gjithashtu nisja e Sulltan Nevruzit, ose siç njihet ndryshe, Viti i Ri Persian. Këtë ditë të shënuar pranverore, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zgjedhur ta kalojë me një grup të rejash në Liqenin Artificial të Tiranës. Ai ka ndarë një video gjatë këtij takimi duke theksuar se Partia e Lirisë u përket vetëm atyre.
“ Pranvera vjen çdo vit, por rinia vetëm njëherë! Partia e lirisë, partia e rinisë ! Gëzuar këtë ditë ndryshimi dhe pranverë gjithmonë për të rinjtë dhe të rejat e Shqipërisë .” – shprehet Meta