Veprimin e paligjshëm ndaj Prestige Resort, ku u konfiskuan dy godina të këtij kompleksi, deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka e ka cilësuar si një këmbanë alarmi për të gjithë qytetarët.
Në një lidhje skype për Neës24, Paloka tha se shteti është kthyer në një bandë kriminale.
“Nga ky personazh (Rama) nuk mund të presësh më asgjë. S’ka më shtet, por bandë. Të gjitha institucionet janë pjesë e kësaj bande që marrin urdhra nga një bandit që është i sëmur psikik. Jemi një popull që qeverisemi nga një bandë. Për fat të keq, janë gjithë këto vite të mbushura me histori të tilla. Rama përveç se është pervers, shpirtzi dhe s’do ta dijë për askënd, ky është rast për hakmarrje për arsye politike. E bëri të qartë dhe DASH. Pushteti i Ramës përdoret për t’i bërë presion një media.
Di raste kur viktima të këtij të sëmuri kanë qenë dhe socialistë. Ky nuk është vetëm rrezik për kundërshtarët, për qytetarët, por edhe për vetë socialistët. Fakti që kanë përfunduar në burg disa ministra apo të zgjedhur si kryetar të bashkive të PS, i prishin punë pushtetit të tij. Kjo është kambanë alarmi për të gjithë. Nëse i shkohet mbrapa atij. Rama kërkon që të japë përshtypjen që; nuk pyes për raportin e DASH. Është hapur sfidë kundër raportit të DASH.”, tha Paloka.