Nga Ylli Manjani
Konfiskimi i pasurisë private nga qeveria nuk ka asnjë lidhje me shtetin demokratik.
Askund në hapësirën demokratike ku veprojnë Konventat e të drejtave të njeriut nuk ndodh kjo gjë.
Qeverinë që konfiskon pronën private ne e njohim si qeveri diktature komuniste.
As fashistët e nazistët se kanë bërë këtë që bënë e vijojnë të bëjnë komunistët që sundojnë këtë vend.
***
Ky arsyetim bazohet thjesht mbi parimin dhe jo në inteteresin e ngushtë të personave.
Parimisht prona private e Irfan Hysenbelliut, që u rrëmbye nga qeveria, është sot e gjithtë ditën interes publik.
Nëse publiku ka interes të rrëmbehet përdhunisht prona private na qeveria, atëhere prona e gjithkujt nuk është më as private e as e sigurtë. Dorëzojini vetë pronat tek qeveria o njerëz, nëse mendoni kështu!
Në të kundërt, nëse publiku ka interes të mbrohet prona private, të gjithë duhet të jemi sot me Irfanin, na pëlqen ose jo sjellja e tij.
Së fundi kush hesht është me qeverinë…?♂️