Rama nuk do tja dijë as pë raportin e DASH/ Policia mësyn në ambientet e ‘Prestige Resort’ për të konfiskuar godinën, pa një vendim gjykate

0
190

Thellohet paligjshmëria me rastin e ‘Prestige Resort’. Pa asnjë njoftim, IKMT dhe Policia e Shtetit kanë zbarkuar sot në Prestige Resort për të sekuestruar dy godina, pa asnjë vendim gjykate dhe duke vepruar në një ditë pushimi, veprojnë në kundërshtim me çdo procedurë.

Teksa çështja është në gjykatën Administrative, të pranishëm në këtë aksion të paligjshëm janë dhe përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë, ndërkohë që pretendohet se këto godina do t’i kalojnë Shërbimit Social.

“Urdhrat që keni marrë janë urdhra të brendshëm. Vendimi thotë; kalim në pronësi të Ministrisë së Shëndetësisë të godinës. Ne s’e kemi humbur posedimin e sendit. Jemi në gjyq. Nëse e vlerësoni se jeni pronarë, atëherë duhet të keni një vendim. Vendimi juaj që kërkoni që të na nxirrni jashtë, është i paligjshëm,”, tha përfaqësuesi ligjor i shoqërisë Hysenbelliu Gruop.

 

 

Punonjësja e Shërbimit social: Na lejoni të bëjmë punën tonë. Kemi ardhur të zbatojmë ligjin.

Avokati i “Hysenbelliu Group”: Puna jonë është të zbatojmë ligjin dhe thotë; Për rastin e pronave, kushdo që ka pretendimin shkon në gjykatë. Unë jam avokati, përfaqësues i shoqërisë. Policia mund të mbështesë, nëse keni vendosur të futeni me dhunë dhe në shkelje të ligji ne do të paraqesim kallëzim për shkelje penale.

Kujtojmë se hoteli u hodh në erë me tritol më 4 dhjetor të vitit të kaluar, në mënyrë krejt të paligjshme.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here