Ilaçet në Shqipëri nuk testohen, kontrollohet vetëm dokumentacioni

0
169

Asnjë prej ilaçeve që gjenden në tregun shqiptar nuk i nënshtrohet testimit përpara se të hidhet në treg.

 

Në bazë të ligjit për barnat dhe shërbimin farmaceutik Qendra Kombëtare e Barnave bën regjistrimin e barit vetëm kur plotësohen kriteret e efektshmërisë dhe te sigurisë, në përputhje me qëllimin e përdorimit.

Por kjo efektshmëri matet vetëm në bazë të dokumentacionit që vetë kompanitë dorëzojnë.

 

“Ne të gjithë jemi koshientë që në Shqipëri Instituti i Kontrollit të Barnave nuk funksionon në lëmin e kontrrollit të barit. Ka një funksion të përciptë në kontrrollin e domunetacionit të regjistrimit të ilaçeve. Ndërsa sa i takon kontrollit faktik ne jemi të gjithë koshientë që ne nuk i kemi as kapacitetet profesionale as ato instumentale, kjo është diferenca makro sa i përket Shqipërisë dhe vendeve të rajonit”, deklaroi për Euroneës eksperti i farmaceutikës Ilir Pecnikaj.

 

E nëse do të hedhim sytë në shtetin fqinj, praktika e kontrrollit të barit është një problem i zgjidhur ndër vite.

 

“Maqedonia është shumë më përpara se sa ne, në shumë aspekte, ka 25 vjet që ka institutin e saj dhe farmakopenë e miratuar nga parlamenti, ka një institute që bën kontrrollin e plotë të gjithë gamës faramaceutike dhe kjo nuk është e pakët”, tha Pecnikaj.

 

Qendra kombëtare e barnave në bazë të ligjit pranon për regjistrim barnat nga prodhues vendas, barnat e regjistruara dhe që qarkullojnë në një nga vendet e Bashkimit Evropian, SHBA, Kanada, Japoni, Australi, si dhe në shtetet e Ballkanit Perëndimor të përfshira në marrëveshjet e ratifikuara për tregtinë e lirë.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here