Propozimi i Ramës për kryetaren e SHISH/ Shehu: Gabim politik! Vetëm e dëmton dhe sjell efekte negative ndaj Kosovës !

0
98

Deputeti i PD Tritan Shehu, në fjalimin e tij në Kuvend, nuk la pa u ndalur tek propozimi i kryeministrit Edi Rama për të emëruar Vlora Hysenin në krye të SHISH.

Ai u shpreh se e konsideron një gabim politik dhe se kjo lëvizje është shumë negative edhe për shtetin e Kosovës.

“Propozimi i kryeministrit për të emëruar në drejtim të SHISH një zonë nga Kosova, pa pyetur dhe pa u konsultuar me Parlamentin, Komisionin e Sigurinë, dhe në mënyrë thjesht personale. Këtë veprim e konsideroj një gabim politik. Një shprehje të një vullneti që nuk sjell element pozitivë , por negativë. Kush është mesazhi politik që kryeministri do të japë me këtë gjë? Dhe çfarë përmban në vete një veprim i tillë që nuk është normal!? Kush mund të jetë mesazhi politik për Kosovën? Kjo vetëm e dëmton Kosovën dhe krijon efektin e kundërt për shtetin e ri të Kosovës, në një kohë kur i duhet të forcojë sovranitetin e saj si shtet për të qenë e pavarur. Një veprim i tillë ndodhi me djaloshin emëruan ministër të Jashtëm por që nuk u bë një ministër i Jashtëm, një eksperiment i dështuar. Siç ishte edhe ministrja e Arsimit,. Atëherë përse vazhdojmë me të tilla mesazhe? Ne edhe këtu bëjmë lojën e Vuçiç. Ne duhet të bëjmë gjithçka për konsolidimin e Kosovës. Përse duhet të bëjmë të tilla aventura dhe të tregojmë të tilla pozicionime. Dikush mendon se është bërë për të dhënë shenja patriotizmi . Jo është e kundërta. Veprime si Ballkani i Hapur nuk është në rrugën Perëndimore. Ai që mendon se mund të ketë patriotizëm me drejtim nga lindja, e ka gabim,. Të gjitha ata veprime janë në kundërshtim me interesat tona”, tha Shehu.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here