Raporti i DASH/ Vokshi: Korrupsioni është i përhapur në çdo nivel qeverisjeje në Shqipëri

0
115

Ne fjalen e saj, deputetja e PD Albana Vokshi tha se korrupsioni, një nga problemet kryesore, madhore të ngritura nga raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit për të drejtat e njeriut 2022.

“Nëse përtoni ta lexoni, dëgjoni kronikën ose lexoni përmbledhjen në shqip të Zërit të Amerikës, media zyrtare në Amerikë.

 

Cfarë thotë raporti? Mangësitë në pavarësinë e gjyqësorit, mungesa e pavarësisë në media, korrupsioni, janë problemet kryesore në Shqipëri.

 

Korrupsioni i përhapur në çdo nivel qeverisje – thotë raporti.

 

Media e kërcënuar, media jo e lirë – thotë raporti.

 

Bizeneset mbyllen me urdhër dhe me tritol.

 

Aty përmenden si shembuj, mbyllja me forcë e një ambienti biznesi të një deputeti të opozitës (AgronShehaj).

Raporti përmend: “Disa pronarë biznesesh, aktivistë të shoqërisë civile dhe politikanë akuzuan qeverinë për aplikim selektiv të ligjit për sekuestrimin e pronave për qëllime politike. Në tetor, IKMT dhe Policia e Shtetit Shqiptar mbyllën me forcë ambientet e biznesit të një deputeti të opozitës, duke përmendur shkeljen e kërkesave të ndërtimit. Por, deputeti është vënë në shënjestër, pasi akuzoi vazhdimisht dhe publikisht zyrtarët të lartë të qeverisë për korrupsion.”

 

Si asnjëherë më parë, sulmet ndaj bizneseve përmenden specifikisht, e si presion mbi mediat.

 

Përmendet shembja në dhjetor e një hoteli nga Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit, duke përmendur edhe që pronari i hotelit ishte edhe pronar i disa mediave dhe bizneseve të tjera, pretendon se hoteli i tij u shkatërrua për të heshtur kritikat dhe kundërshtimet.

 

Prej kohësh PD ka denoncuar, situatën alarmante të lirisë së medias në Shqipëri.

 

A ka transparencë pa media të lirë?? JO!

 

A ka llogaridhënie pa media të lirë?? JO!

 

Sepse pa media të lirë nuk ka informim të publikut, e për rrjedhojë nuk ka zgjedhje të duhura e të lira nga qytetarët për qeverisjen e tyre.

 

Media e Lirë ka qenë dhe mbetet kusht i panegociushëm për hapjen e negociatave. Për situatën e rënduar për mediat dhe gazetarët, kanë folur të gjitha organizatat ndërkombëtare e kombëtare që trajtojnë çështje të mediave e të lirive e të drejtave.

 

Ka reaguar në të gjitha raportet e viteve të fundit. Reporterët pa kufij që kanë ngritur alarmin që pa liri të medias, “Rruga për në Bashkimin Europian është e gjatë”. “Sulmet ndaj medias si nga qeveria, ashtu edhenga krimi i organizuar arritën në një nivel të paprecedentë.”

 

Situata e lirisë së medias paraqitet e rrezikuar nga “kërcënimi i pavarësisë editorial”.

 

Shqipëria ka zbritur nga vendi i 83, në vendin e 103, pra ka rënë plot 20 vende në renditjen e indeksit të lirisë së medias.

 

Shteti shqiptar ka dështuar t’i mbrojë gazetarët edhe nga dhuna policore.

 

“Klasa politike kërcënon pavarësinë e redaksive nëpërmjet institucioneve shumë të politizuara. Gazetarët kritikë ndaj qeverisë përballen me sulme të rregullta politike që synojnë t’i diskreditojnë ata dhe ata kanë vështirësi në aksesin e informacionit publik, gjë që rrezikon kufizime të mëtejshme nga një centralizim i fundit i komunikimit të qeverisë”.

 

“Si pasojë e të gjithë këtyre kushteve është përhapur vetë-censura”.

 

Raporti I Komisionit European, tetor 2022, trajton cënimin e lirisë së mediave, problemet më korrupsionindhe shoqërinë civile.

 

FREEDOM HOUSE ndalet po ashtu gjatë në rrezikimin e lirisë së mediave në Shqipëri.

 

Kjo ndodh sepse Kryeministri Edi Rama e urren median e lirë, urren mendimin e lirë, urren fjalën e lirë, urren opozitën. Ndaj i sulmon e i shantazhon në të gjitha mënyrat.

 

Edi Rama është shndërruar në një diktator të medias Edi Rama, kërkon të kontrollojë plotësisht atë.

 

Parimi i Edi Ramës është: atë që nuk e blen dot me tendera, koncesione, licensa – e kërcënon, shantazhon, fyen, përçmon, e kallëzon, e padit.

 

E së fundi edhe e shkatërron, duke vepruar jo si shtet, por pushtet, duke vepruar si bandë, si organizatë kriminale që nuk pyet për kushtetutë, për ligje, për gjykata, për procedura…”

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here