Pas vizitës së kryministrit Edi Rama në Britaninë e Madhe, sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi ka reaguar përmes një statusi në Facebook. Duke e akuzuar atë përgjegjës për shpopullimin e vendit, ai shprehet duke thënë se Rama sot duhet të ulte kokën dhe t’u kërkonte ndjesë të gjithë të rinjve, që i detyroi të iknin dhe të rrezikonin jetën duke kaluar La Manshin me gomone.
Postimi i plotë:
Sot në Britaninë e Madhe, Edi Rama duhet të ulte kokën dhe t’u kërkonte ndjesë të gjithë të rinjve, që i detyroi të iknin dhe të rrezikonin jetën duke kaluar La Manshin me gomone.
Sot ai duhet t’u kërkonte ndjesë prindërve, që me politikat e tij kundër të rinjve, i ndau nga fëmijët e tyre.
Edi Rama dhe Qeveria e tij janë shkaktarët kryesorë të humbjes së perspektivës të të rinjve sepse nuk u ka krijuar asnjë mundësi reale për të jetuar në Shqipëri, për t’u punësuar dhe kualifikuar, për t’u ndjerë të sigurt dhe për të krijuar edhe familjet e reja këtu.
Edi Rama është përgjegjës për shpopullimin dramatik të Shqipërisë!
Asnjë vend tjetër europian nuk ekziston në 10 vendet e para të botes për kërkim azili të paligjshëm.
Fatkeqësisht, vetëm për faj të Edi Ramës, këtij shpresëvrasësi të të rinjve shqiptarë, Shqipëria është vendi i parë në botë për numrin e azilantëve të paligjshëm duke lënë pas vetëm vende, që janë në konflikte civile dhe luftëra!
14 Maji është dita më e afërt për ta ndëshkuar!
Bashkë?Fitojmë! ✌️??
#PartiaeLirise #BashkeFitojme #14Maj #NdryshimMeCdoCmim