Kandidati i opozitës për bashkinë e Vorës, Indrit Hoxha ka publikuar sërish foto nga Vora me rrugë të ndotura nga plehrat vend e pa vend. Në postimin e tij Hoxha shkruan se 2.3 mln euro ka kushtuar tenderi i pastrimit dhe i bën thirrje SPAK për të nisur hetimet për procedurën e prokurimit dhe zbatimit.
“2.3 milionë euro i ka kushtuar qytetarëve të Vorës tenderi i pastrimit! SPAK në mënyrën më urgjente duhet të filloje hetimin për procedurën e prokurimit dhe zbatimit!”, shkruan Hoxha.