Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar një takim selinë e shtabit të kandidatit të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për Kryetar të Bashkisë së Librazhdit, Shefki Çota.
Ai shkruan se vlerësoi lart pjekurinë, eksperiencën si drejtues i suksesshëm dhe vizionin e Shefki Çotës për t’i kthyer Bashkinë e keqqeverisur të Librazhdit qytetarëve të tij.Meta: Kënaqësi të takoheshim sot, në selinë e shtabit të kandidatit të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për Kryetar të Bashkisë së Librazhdit, z. Shefki Çota. Vlerësova lart pjekurinë, eksperiencën si drejtues i suksesshëm dhe vizionin e Shefki Çotës për t’i kthyer Bashkinë e keqqeverisur të Librazhdit qytetarëve të tij. Ndjeva kudo optimizëm dhe besim për fitoren e tij. Bashkë Fitojmë!