Në mbledhjen e sotme në Kryesinë e PD-së, Roland Bejko u zgjodh me shumicë votash, kandidat për bashkinë Tiranës.
Deputetja Jorida Tabaku, ka mbajtur një qëndrim kundër grupit të Enkeljed Alibeaj, ndërsa është shprehur se nuk është pro.
Deputetja ka kërkuar që energjitë të fokusohen në lista e Këshillit Bashkiak dhe te emri i subjektit, Partia Demokratike.
“Unë jam kundër kandidatëve për kryetarë bashkie të tjerë nga opozita. Për më tepër në Tiranë, Durrës e Elbasan! Përçarja e partisë në bazë është shumë, e sidomos në Tiranë dhe çdo gjë e tillë thjesht do ta përkeqësonte! Më duhet të mendojmë për emrin e PD, për logon dhe duhet ta mbrojmë atë të ngrihet e jo të rrudhet! Jeni duke vepruar gabim, po e zvogëloni PD! Na lejoni të fokusojmë energjitë në listat e Këshillit Bashkiak dhe te emri i subjektit Partia Demokratike”, ka thënë Tabaku.