Një aksident i rëndë mësohet se ka ndodhur në rrugën e Arbrit. Dy automjete janë përplasur “kokë më kokë” në bajpasin e rrugës së Arbrit në fshatin Bastar Murrize. Për pasojë është krijuar një radhë e gjatë automjetesh. Bajpasi i rrugës së Arbrit mbetet segmenti më i vështirë i kësaj rruge. Rruga e Arbrit u hap për qarkullimin e automjeteve në nëntor të vitit 2021, por që në fakt ende nuk ka mbaruar ende. Që nga hapja e qarkullimit në këtë rrugë janë shënuar dhjetëra aksidente.
Ende nuk dihet si është gjendja e të aksidentuarve, ndërkohë që policia po punon për hetimin e plotë të ngjarjes.