Në deklaratën e sotme për mediat, kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka theksuar se kandidatët e Alibashës dhe Lulzim Bravës janë kandidatë të Edi Ramës. Sipas tij janë “vegla” që përdoren nga Basha dhe Rama kundër pluralizmit.
Deklarata:
Kandidatët e Alibashës dhe Lulzim Bravës janë kandidatë të Edi Ramës.
Ata nuk kanë asnjë lidhje me PD-në.
Ata janë vegla që i përdor Basha dhe Rama kundër pluralizmit.
PD do triumfojë, nuk ka asnjë mëdyshje.
Koha provoi në mënyrë profetike rëndësinë e misionit të demokratëve në përmbysjen e monizmit në Shqipëri.
Këto i kanë kuptuar të gjithë.
Kandidatët e Edi Ramës, janë një apo dy, vijnë tërësisht nga bota e mafies, e cila kërkon të shpëtojë sistemin monist që ka vendosur.