Kandidati i PD-së së Berishës për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka bërë një tjetër postim në rrjetet sociale lidhur me premtimin e tij për transport publik falas.
Ai ka publikuar një hartë të vendeve ku ky transport është falas duke shkruar se edhe Tirana do bëhet pjesë e kësaj harte.
Këlliçi: Kjo është harta e qyteteve ku transporti publik është plotësisht ose pjesërisht falas. Së shpejti edhe Tirana do bëhet pjesë e kësaj harte, duke e bërë transportin falas. Një veprim i tillë do të nxisë më shumë qytetarë që të heqin dorë nga qarkullimi me makina duke ulur trafikun e ngarkuar në rrugë, mbrojtur ambientin e shëndetin si dhe duke kursyer kohë e para për qytetarët.