Profesori Gëzim Idershaj u nda nga jeta, Meta: Na ka lënë të gjithëve të pikëlluar. U prehtë në paqen e merituar

0
369

Nga Ilir Meta

Vlerat më të mira njerëzore mund të përmblidheshin lehtësisht në dy fjalë përmes emrit të profesorit tonë të nderuar, Gëzim Idershaj.

Një personalitet me dedikim të pa kursyer për t’i dhënë shoqërisë më të mirën e tij, e në veçanti nxënësve të tij në Durrës, për të cilët fliste gjithmonë me pasionin e një arsimtari model.

Ikja e parakohshme e Profesor Gëzimit na ka lënë të gjithëve të pikëlluar dhe do ta kujtojmë me mall Profesorin që ka lënë pas kontributin e tij në edukimin e brezave, si trashëgimi për ta bërë Shqipërinë më të mirë.

Ngushëllime të sinqerta nënë Flonjës, bashkëshortes, fëmijëve, familjarëve dhe miqve të panumërt të Gëzimit!

U prehtë në paqen e merituar!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here