Mbi 1 miliard euro shkojnë tek anëtarët e qeverisë dhe kryeministri”/ Agron Shehaj prezanton projektligjin për ndalimin e kompanive offshore

0
264

Deputeti demokrat Agron Shehaj prezantoi këtë të martë në Komisionin e Ligjeve projektligjin “Për identifikimin e pronarëve përfitues të partnerëve në sektorin publik”.

Në cilësinë e nismëtarit të këtij drafti Shehaj tha se projektligji prej 12 nenesh synon ndalimin e marrjes pjesë në tendera publikë të kompanive guaska që mbulojnë ato offshore.

“Ky draft vjen si nevojë urgjente për transparencë dhe luftën ndaj korrupsionit.

 

 

Koncensioni i incineratorëve, porti i ti i Durrësit, mbi 1 miliard euro që shkojnë në llogari të panjohura.

Mund të jenë zyrtarë të lartë, ministra apo dhe vetë kryeministri.

Kushtetuta e Shqipërisë thotë që nuk mund të përfitojnë qeveritarët.

E pamohueshme që korrupsioni është pengesa kryesore për zhvillimin e vendit.

Qëllimi i këtij drafti është të ndalojë shtetasit shqiptarë të bëjnë kontrata me kompani offshore, dhe synon të ndalojë rrjedhjen e parave publike drejt politikanëve.

Konkretisht, drafti ndalon offshoret të marrin pjesë në tenderat publikë si dhe ndalimin e kompanive guackë.

Projektligji parashikon:

1.     Dispozita të përgjithshme;

2.     Ka për qëllim rritjen e transparencës;

3.     Përcakton fushën e zbatimit të këtij projektligji;

4.     Përkufizimet e disa termave që janë të rinj dhe ato që janë riformuluar;

5.     Sanksionon parimin themelor të këtij ligji, parimi i transparencës;

6.     Perditesimin e menyre te vazhdueshme te sektorit public

7.     Përcaktohen kompetencat e autoriteteve përgjegjëse, apo të kontrollit;

8.     Në këtë dispozitë është parashikuar sanksionet administrative e rastet kur evidentohen shkeljet me qëllim shkurajimin e subjekteve për të mos zbatuar ligjin;

9.     Në rast se subjektet nuk deklarojnë pronarët, të skualifikohen nga procesi administrativ;

10.   Kontratat publike të zgjatura në kohë, ligji jep një afat për deklarimin e pronarëve, nëse nuk e bëjnë brenda kohës së caktuar do të skualifikohen.

Korrupsionet në Shqipëri është problemi madhor në Shqipëri. Politikanët mos të përfitojnë pasi janë mbi 1 miliard euro që shkojnë për individë që nuk dihet kush janë”, deklaroi deputeti Agron Shehaj.

Ndërkaq socialistët deklaruan se drafti i paraqitur nga Shehaj është i ngjashëm me atë të proopzuar nga demokratja tjetër Jorida Tabaku të shqyrtohen bashkë në një seancë të veccantë.

Por ky proporzim i kryetares së Komisionit Klotilda Bushka hasi në kundërshtimin e demokratëve në mbledhje.

Pjesë nga debati në Komision

Klotilda Bushka: Ne do t; shqyrtojmë të gjitha nismat që kanë natyrë të ngjashme, sepse kështu thotë dhe Rregullorja e Kuvendit.

Agron Shehaj: Kjo nismë është dorëzuar që në shtator të vitit të kaluar, nuk është e njëjtë me atë të propozuar nga deputetja Jorida Tabaku. Unë di të them që çdo ditë që kalon që prej shtatorit që kam sjellë këtë nismë kjo qeveri vazhdon dhe jep kontrata me kompan guaska. Dhe kjo për një arsye shumë të thjeshtë: pas kompanive guaskë nuk ka asnjë dyshim qëndrojnë përfaqësues të kësaj mazhorance.

Oerd Bylykbashi: Nuk janë dy nisma për të njëjtin ligj. Mund t’i mbash në një seancë, por jo t’i bësh bashkë. Ky ligj ka meritë më vete.

Pandeli Majko: Nismat të diskutohen bashkë, nuk zbehen sa i përket rëndësisë dhe problematikave.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here