Në takimin e zhvilluar me të rinjtë , kreu i PL, Ilir Meta u shpreh se sot një mësues apo pedagog merr me pak rrogë sesa ata që punojnë në këto biznese. Sipas Metës, ky nuk është faji i biznesit, por i shtetit dhe qeverisë.
“Fakti që një që punon në call center merr më shumë sesa një mësues është dramatike. Kjo është një problem dramatik që ka të bëjë me shtetin tonë. Apo fakti që shumë prej jush edhe pse janë studentë, edhe pse sforcohen dikush që punon në call center dhe merr më shumë se pedagogu i tij kjo nuk është faji i call ceneter, por i shtetit.
Është e rëndësishme që ne të rregullojmë këtë treg, marrëdhënien mes shtetit, sipërmarrësve vendas ose të huaj dhe mes punonjësve. Është e rëndësishme që të kemi kontrata të garantuara 2 vjecare, që të kesh mundësi të marrësh edhe një kredi nga banka.
Është e rëndësishme që ndërkohë që ju punon në këtë aktivitet, që sigurisht nuk është e ardhmja e jetës tuaj, por është një mundësi për të përballuar kostot e larta
Unë besoj se ne mund të bëjmë shuamë edhe në parlament, përmes rishikimit të legjislacionit, por edhe përmes pushtetit vendor, përmes kryetarëve të bashkive dhe këshillave bashkiake.
Nuk ka bashki më ideale sesa Vora për biznesin dhe për investimin e huaj, për të qenë një qendër e tërheqjes së investimeve të mëtejshme, sepse ka pozitën e tillë Vora, të aksesueshme.
Ne dimë që pavarësisht se është një bashki me potencial të jashtëzakonshëm, është gati e falimentuar. Është një bashki që ka ndërruar 5 kryetarë, skandale pas skandalesh.
PL ka treguar mbështetjen për të rinjtë gjatë gjithë historisë së saj. I ka promovouar të rinjtë deputetë
Jam i sigurt se do bëjmë gjera të mrekullueshme. Kam një lutje për ju, mos u nisni në këto zgjedhje se kush parti ka propozuar këtë. Votoni më të mirët. Votoni për ata që ju mendoni se kanë integritet, votoni për ata që ju mendoni se nuk ju kanë mashtruar, votoni për ata që mendoni se mund të sjellin ndryshime. Unë besoj se ne jemi në krahun e duhur. Kandidatët e koalicionit tonë kanë dalë nga një proces transparent, përmes Primareve. Në fund fare jeni ju që e gjykoni se cilët janë personat e besueshëm. Nëse ju nuk votoni nuk keni as të drejtë të kërkoni”, theksoi kryetari i PL-se.