Kryetari i PL-së, Ilir Meta, i ka bërë thirrje qytetarëve sot të dhurojnë gjak për të gjithë ata që kanë nevojë, kryesisht fëmijët talasemikë.Ai bëri dhurimin e tij të zakonshëm në Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut sot duke shtuar se duke dhuruar gjak mund të shpëtohen jetë. Gjithaashtu pak minuta më parë ka risjellë edhe një herë në vëmendje këtë mesazh kaq të rëndësishëm duke postuar disa foto në rrjetet sociale.Në postimin e tij Meta shkruan:
“Së bashku me të rinjtë e Partisë së Lirisë, sot ishim në Qendrën e Transfuzionit të Gjakut për të dhënë kontributin tonë për të dhuruar gjak. Ne jemi vullnetarë të përhershëm të dhurimit të gjakut. E kemi bërë këtë çdo vit, dhe do ta bëjmë gjithmonë, për t’i ardhur në ndihmë qindra fëmijëve dhe bashkëqytetarëve tanë që vuajnë nga Talasemia dhe që kanë nevojë për dhurim të përhershëm të gjakut. Ftesa ime për të gjithë të rinjtë e Shqipërisë është që edhe ata të përfshihen në këtë proces fisnik, të çmuar dhe që i shërben jetës.”
#DhuroGjak #shpëtojetë_dhe_mbro_shëndetin_tënd