Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen zhvilloi një vizitë zyrtare ditën e djeshme në Tiranë. Lidhur me vizitën e tij ka reaguar dhe kreu i Partisë Demokratike Ilir Meta përmesn jë postimi në Tëitter ku shkruan se e vlerëson tejmase vizitën e tij si një mik i mirë i Shqipërisë dhe njëkohësisht si një tregues i marrëdhënieve të forta e historike mes dy vendeve tona.
Ndër të tjera kujtojmë që presidenti Bellen gjatë konferencës ka vlerësuar marrëdhënien që kanë dy vendet ku tha se bashkëpunimi mes tyre do të rritet akoma dhe më shumë. Gjithashtu shprehu bindjen se Shqipëria do të anëtarësohet shpejt në Bashkimin Europian, ku theksoi se bisedimet nuk do të zgjasin shumë në kohë.
Lexo edhe këtë:
Presidenti austriak në Tiranë: Hiqni dorë nga pasaportat e arta, cenon integrimin