Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka dalë në mbështetje të kandidatit të koalicionit opozitar për kryetar të bashkisë së Tiranës, Belind Këlliçi.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Vasili shprehet se të gjitha rrugët për të shpëtuar Tiranën të çojnë tek Belindi!
“Të gjitha rrugët të çojnë tek Belindi!
Unë si qytetar i vjetër i Tiranës, Belind Këlliçin do ta votoj me bindje, sepse mezi pres zgjedhjen e tij për të shpetuar Tiranën, që po asgjesohet çdo ditë nga një hipokrit i pështirë dhe i pangopur si Erion Veliaj!
Me Belindin “Bashkë Fitojmë””, shprehet në reagimin e tij nënkryetari i PL-së, Petrit Vasili.