Sulmi ndaj Prestige Resort/ Shehaj: Ishte një akt demonstrativ për t’i thënë të gjithëve se Rama i hap luftë kujtdo që nuk mbyll gojën!

0
105

Deputeti Agron Shehaj, i ftuar në një intervistë për News24 foli për konfiskimin te ‘Prestige Resort’. Gjatë bisedës në studio ai tha se kryeministri Edi Rama i hap luftë kujtdo që nuk hesht.

“Mediat nuk janë një biznes i zakonshëm, por janë vitalë. Ishte një akt demonstrativ për ti thënë të gjithëve që askush nuk duhet të guxojë të thotë të vërtetën. Sepse tashmë Rama i hap luftë kujtdo që mbyll gojën”, ka thënë Shehaj.

I ndalur tek zgjedhjet e 14 majit, deputeti tha se grupimi i Alibeajt nuk ka dhënë ndonjë ndihmë, teksa shtoi se qytetarët tashmë e kanë të qartë se kë duhet të mbështesin.

Pjesë nga biseda në studio:

 

Agron Shehaj: Nuk jemi kurrë mjaftueshëm bindës. Ka shumë punë për të bërë. Grupimi i Alibeajt nuk ka ndihmuar, por mendoj se jemi në fazën ku u kuptua se ku është shumica. Ajo pakicë po bëhet gjithmonë më e vogël, është pjesë e rëndësishme, por unë jam i bindur që elektorati nuk ka për i mbështetur.

Tërheqjet  e kandidatëve?

Agron Shehaj: Njerëzit nuk kuptojnë arsyen. Nëse është për të prishur punë, nuk dihet. Problemi ynë ka të bëjë me elektoratin dhe ne duhet ta bindim që kandidati ynë është zgjedhja e duhur dhe jo një kandidat që punon për veten. Prioriteti ynë, të bindim elektoratin që Belind Këlliçi është kandidati i duhur për qytetarët.

Kandidatura e Bejkos?

Agron Shehaj: Kushdo ka të drejtë të kandidojë. E drejtë e mbështetësve të tij ta votojnë.

Kandidaturat e PS; një pjesë prej tyre janë të rikonfirmuar. Si është skuadra e grupit të Berishës përballë atyre të Ramës?

Agron Shehaj: Rama ka një model të caktuar dhe është kapja e pushtetit për përfitimin personal dhe pasurimin e një grupi njerëzish që më pas i përdor për të mbajtur pushtetit. Ndërsa nga ana jonë janë kandidatë në funksion të qytetarëve. Ne kemi ngritur një proces ku i kemi thënë anëtarësisë, ‘zgjidhje ju se kush do të jetë kandidatët tanë’. Mendoj që është hapi i duhur. PS është modeli i një njeriu të vetëm që sot të ka afër dhe mbyll afera, përsa kohë i duhesh dhe në momentin që nuk të do më, të hedl poshtë, të çon policinë në shtëpi. Kujtoj bashkinë e Lushnjes, një njeri i zgjedhur nga Edi Rama, u arrestua për korrupsion, u bënë prapë zgjedhje dhe kandidati i Ramës është sërish. Kjo sepse Edi Rama ka ngritur një sistem me modelin e korrupsionit, shkeljes së ligjit, modeli i vënies së pushtetit në favor të një grupi njerëzish.

Shqetësimet që prekin më shumë qytetarët?

Agron Shehaj: Kosto e jetesës është problemi kryesor. Është bërë e papërballueshme dhe një pjesë e mirë e programit të Belindit do të lidhet me koston e jetesës.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here