Berisha: Nuk ka njerëz më të vjedhur dhe të mashtruar në botë se shqiptarët sot

0
116

Kreu i Partise Demokratike Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Ramadhe keqqeverisjen e tij  për shpopullimin e vendit.

Mafia këtu është omnipotente. Merrni rastin e fundit, vriten njerëz të pafajshëm. Por brenda është mafia. Dhe ka një ngushëllim, që sot rendi është më i mirë se kurrë.
A ekziston drejtësia? Drejtësia nuk ekziston. George Soros ia doli të shkatërrojë sistemin e drejtësisë, t’i presë këtij shteti shtyllën kurrizore.
Pra, kishte një siguri për qytetarin. U rrënua sistemi i drejtësisë, u privuan qytetarët shqiptarë nga e drejta e një procesi të drejtë gjyqësor, u përdor një propagandë e neveritshme kombëtare dhe ndërkombëtare për t’iu servirur shqiptarëve dështimin për sukses.
Sot del që ai ishte procesi kombëtar dhe ndërkombëtar më i korruptuar, ndër më të korruptuarit në Europë. Sot një shqiptar duhet të presë 10 deri në 20 vite për të marrë një vendim në drejtësi. Kjo nuk është drejtësi.
Këto kishte parashikuar Çubrilloviçi, t’i mërzisim që të marrin autobusët dhe të ikin.
Nuk është vetëm pasiguria. Nuk ka njerëz më të vjedhur dhe më të mashtruar se shqiptarët sot.
Ndodhi me shpejtësi një rrokullisje në paga dhe pensione. Shkoni në rrethe, në Mat, Mirditë, Pogradec, Përmet, çfarë do gjeni aty? Do gjeni kohë të ndaluar, zona të braktisura, pa investime, popullatat në largim. Sepse ai që quhet zhvillim rural dhe që është kushti më themelor i shndërrimit në një vend të zhvilluar, ai ndaloi. Ky regjim po sillet ndaj tyre më keq se një pushtues.
Pra, jemi në kushtet e kalkulueshme.
Po bizneset, çfarë ndodh? Ose duhet të dorëzohen dhe të bëhen socialiste, ose ekzistenca e tyre është e pamundur.
Mafia ka penetruar në çdo qelizë. Merrni Tiranën, ka treguesin më të lartë në Europë për ndërtimet. Në çdo vend të botës, kjo do nënkuptonte çmime të arsyeshme, por të tretat më të lartat në Europë. Janë më të lira në Budapest dhe Bruksel se në Tiranë.
Ndaj nga të mos largohen kur nuk blen dot një shtëpi? Të shkojmë atje se të paktën marrim një strehë.
Kjo është politikë e një gjenocidi që ushtrohet ndaj shqiptarëve. Çdo komb që gjendet para gjenocidit, duhet të reagojë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here