Pak ditë më parë në një nga daljet e tij patetike, që xhirohen me kamera 4K në zyrën e tij dhe më pas u shpërndahen medieve të kapura prej tij, kryebashkiaku në detyrë i Tiranës, Erion Veliaj tha se, ja kishte arritur që të mbillte 1 mln pemë në Tiranë.
Ne fakt, gjithkush që jeton në Tiranë pemët që ka mbjellë Veliaj i ka parë vetëm në ekrane të televizioneve sepse në terren nuk janë mbjellë as 100 mijë rrënjë pemë.
Për këtë deklaratë të Veliajt ka reaguar edhe shtabi elektoral i kandidatit të opozitës për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi.
Në një video të shpërndare në faqen e tij e Facebook-ut të Belind Këlliçit, është llogaritur se për të mbjellë 1 mln pemë, do të duheshin 30 parqe sa ai i liqenit Artificial të Tiranës.
‘KONTROLL FAKTESH: Kryebashkiaku pretendon se ka mbjellë një milionë pemë në Tiranë të cilat do të përktheheshin në 30 parqe të tjerë të rinj me sipërfaqe të njëjtë me atë të Parkut të Madh të Tiranës.
Veliaj është mbase i vetmi kryebashkiak në botë, që shfaqet në televizor duke mbjellë pemë, kur në realitet qytetarët shikojnë se mbijnë pallate’, shkruhet në tekstin bashkëngjitur videos.