Shpopullimi & Rama, një kujtim nga viti 2014

0
177

Nga Akil Kraja

Shpopullimi & Rama, një kujtim nga viti 2014.

Hotel Tirana, viti 2014. Një grup studentësh nga Harvardi zhvillojnë një prezantim mbi rivitalizimin e bujqësisë shqiptare.

Prezantimet ishin në kuadër të një projekti mbështetur nga Fondacioni Soros dhe qëndra e zhvillimit ndërkombëtar drejtuar nga Rikardo Hausmann. Ne publik mund të ishim mbi 150 ekspertë te ftuar nga shoqatat e biznesit dhe ministria e bujqësisë.

Prezantimet nuk më lanë një përshtypje të veçantë. Kishin shumë të dhëna analitike nga databaza ndërkombëtare por shumë pak analiza nga realitetet lokale. Ishin prezantime studentësh, sigurisht të talentuar, por shumë larg realiteteve ballkanike.

Por arsyeja e vërtetë që më ka mbetur në mëndje takimi lidhet me një thënie të një pjesëmarrësi i cili në bisedë e sipër më tha që Kryeministri Rama në një darkë me Hausmanin gjatë këtij projekti paskërka deklaruar se një ndër problemet e mëdha të Shqipërisë na qënka dendësia e lartë e popullatës dhe mungesa e tokës bujqësore ne Shqipëri.

Indirekt, zgjidhja na delka të jetë shpopullimi.

Nuk e di sa i vërtetë është ky pohim por faktet tragjike të publikuara nga Instat, shifrat që na vinë nga azilkërkuesit BE apo aplikantët për llotarinë amerikane, vendimarrjet e njëpasnjëshme anti-biznes e anti-kombëtare, të çojnë të mendosh që jo gjithçka është rastësi.

Mund të jetë vetë Fondacioni Soros me agendat alternative ndaj vlerave familjare e ‘pro-life’, mund të jetë Rama nën ndikimin serbo-rus, mund të jetë strategjia e PS për të goditur bastionet e djathta e në veçanti ato në veri, mund të jetë politika e gabuar ekonomike ndikuar nga korrupsioni e kanabizimi i vendit, mund të jetë vetë BE e cila hapi dyert në mungesë të krahut të punës për të gjithë Ballkanin, mund të jetë një fenomen sociologjik ku emigrantët e para 20/30 viteve bëhen me letra e tërheqin më lehtësisht familjarët e tyre… mund të jenë të gjithë këto faktorë kombinuar.

Fakti qëndron që shqiptarinë po e vrasin, po e luftojnë, po e zvogëlojnë. Soros e Hausman, apo Rama e Çubriloviçi, fajtorë janë të gjithë ata që shprehen se ky vend s’meriton të njëjtat standarte të lirive ekonomike, politike e ligjore si çdo shtet europian që e kanë sjellur vendin në këtë situatë.

Jetojmë në çaste kritike për vendin dhe kemi të gjithë detyrimin moral të jemi realistë e të kuptojmë se shpopullimi është krizë mbi krizat, një emergjencë kombëtare e cila do të na kushtojë shumë shtrenjtë nëse nuk adresohet sa më parë!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here