Vrasja e dyfishtë në Kavajë, poicia jep detajet: 43-vjeçari e goditi me thikë, Rexha iu përgjigj me pistoletë

0
295

Policia e Kavajës ka reaguar për ngjarjen e rëndë, ku dy persona pas një sherri kanë humbur jetën. Sipas bluve të Kavajës, Edmond Gosa 43 vjeç, ka qëlluar me thikë Altin Rexha, 43 vjeç, ndërsa ky i fundit, ka nxjerrë armën dhe ka shtënë në drejtim të tij. Për shkak të plagëve të marra dy personat kanë ndërruar jetën në spital. Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes së rëndë.

Njoftimi i policisë: 

Më datë 29.03.2023, në Kavajë, tek kryqëzimi i valutës, ka ndodhur një konflikt midis dy shtetasve, ku shtetasi Edmond Gosa 43 vjeç, ka plagosur me thikë shtetasin Altin Rexha, 43 vjeç, ndërsa ky i fundit ka plagosur me armë zjarri shtetasin Edmond Gosa.

Si pasojë e plagëve të marra të dy shtetasit e përfshirë në konflikt, kanë ndërruar jetë në spital. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Në përfundim të veprimeve paraprake në vendngjarje, do të kemi një informacion vijues.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here