Zëdhënësja e PD, Silvi Bardhi: Projekti i Belindit për Tiranën ka prishur rëndë qetësinë e Veliajt

0
255

Zëdhënësja e Fushatës për Bashkinë e Tiranës, Silvi Bardhi ka dhënë një deklaratë për mediat pak më parë ku ka folur për planin e Belind Këlliçit për Bashkinë e Tiranës dhe vecanërisht premtimin për transport publik falas. Ajo shprehet duke thënë se ky plan do të sjellë ndryshimin e kërkuar të qytetarëve duke ulur koston e jetesës së tyre , të cilët paguajnë më shumë se 6% te buxhetit vetëm për transport.

Deklarata e plotë:

Erjon Veliaj është zënë ngushtë, pasi propozimet e Belind Këlliçit dhe platforma që ai ka për qytetarët, për problemet që ata hasin, zgjidhjet që ai ofron dhe masat për uljen e kostove të jetesës, po e nxjerrin zbuluar qeverisjen e keqe të Tiranës në këto 8 vite.
Projekti i Belindit për transportin falas duket se ka prishur rëndë qetësinë e Veliajt, i cili në këto dy mandate ka shtuar barrën mbi njerëzit, ka rritur taksat dhe tarifat, dhe ka ofruar shumë pak shërbime.
Në përgjigje të qëllimit dashakeq për keqinformimin e publikut, e vërteta është se ekziston Charm City Circulator sikurse quhet shërbimi publik i transportit që ofrohet falas në qendrën e qytetit të Baltimorës prej vitit 2010.
Përbëhet nga katër linja të cilat mbulojnë rrugët kryesore të qytetit, vendndodhjet më të rëndësishme, stacionet kryesore si dhe shërbimin Ëater Taxi Harbour Connector.
Ky i fundit është gjithashtu një tjetër shërbimi falas i transportit publik nëpërmjet trageteve detarë që lidh gjashtë porte urbane të gjirit Chesapeake.
Sot ka rreth 250 lokacione në botë që ofrojnë pjesërisht ose plotësisht transportin publik falas.
Shembujt variojnë nga transport publik plotësisht falas në qytete si Talini në Estoni, Kansas City në SHBA e Chengning në Kinë e deri tek transporti publik që ofrohet falas në mënyrë të pjesshme sikurse ndodh në qytete si Perthi i Austrialisë apo edhe konkretisht Baltimorë në SHBA.
Transporti pa pagesë përbën një shërbim publik tjetër të nevojshëm që iu jepej taksapagueseve në këmbim të tatimeve të mbledhura prej tyre, sikurse përdoren pa pagesë shkollat apo rrugët, të cilat gjithashtu financohen nga taksat e qytetarëve.
Ky fakt tremb Veliajn dhe ortakët e tij të cilët këto taksa i kanë shpërdoruar për xhepat e tyre pa iu dhënë diçka në këmbim qytetarëve.
Detyra e qeverisjes lokale është që të ofrojë shërbime publike për taksat që mbledh, dhe Belind Këlliçi do e ndryshojë traditën aktuale ku paratë e taksapaguesve shkojnë për inceneratorë, për tendera korruptivë, për propagandë apo për punësim militantësh partiakë.
E njëjta gjë vlen për pronat publike që jepen për shërbëtorët e qeverisë ndërkohë që në ato territore ishte e parashikuar që të ndërtohej një shkollë e mesme për një zonë që ka nevojë sepse ka një popullsi sa Korça.
Plani i Belind Këlliçit është që të sjellë ndryshimin e kërkuar prej qytetarëve, dhe me taksat e mbledhura të mbulojë koston e transportit publik.
Në këtë mënyrë ka për ta ofruar atë falas për qytetarët sepse kështu ul koston e jetesës së qytetarëve, të cilët paguajnë më shumë se 6% te buxhetit te familjeve shqiptare për transport.
Duke bindur qytetarët që të heqin dorë nga makina për të përdorur transportin publik falas, do të shfryhet trafiku nëpër rrugë, do të ulet ndotja e ajrit dhe e zhurmave, shpejtohet qarkullimi dhe shtohen vendet e lira për parkim.
Falemnderit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here